24.5 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Pyete fëmijën tënd..!

Më të lexuarat

🔅Ne jemi shumë të interesuar për pyetjet që bën fëmija, kërkojmë përgjigje dhe rrugë dalje që të na shpëtojnë e të mos dalim para tyre në imazhin e injorantit që nuk di.
🔆Por shumë nëna dhe baballarë neglizhojnë diçka shumë të rëndësishme, e cila është se si të trazojnë mendjen e fëmijës dhe të kultivojnë në të vlera dhe kuptime të larta përmes dialogut me të duke i bërë pyetje..
💬Mos prit pyetje vetëm prej tij!
Shumë prej nesh I kujtojnë kur ishim fëmijë.. pyetjet e shtëpisë që na bëheshin në mënyrë rutine:
Çfarë bëre në shkollë❓
A e hëngrët sanduiçin në pushim❓
Sa detyra ke sot❓…etj
Këto pyetje nuk bënin ndonjë formim të rëndësishën në mendjen e fëmijës e as nuk mbillnin ndonjë virtyt të lartë.
💥Një expert në fushën e edukimit është përpjekur për të gjetur një zgjidhje për këtë problem dhe përgatiti këtë model të dobishëm për të hapur dialog me fëmijët tuaj:
🔰(Pyetjet që mund t’i bëni fëmijëve tuaj kur të kthehen nga shkolla
Në vend të “Si ishte dita jote❓” thuaj:
📍 Çfarë të bëri të buzëqeshësh sot❓
📍A mund të më japësh një shembull për etikën e faljes që ke parë❓
📍 Me kë e hëngre drekën❓
📍 Çfarë ishte ajo gjë që bëre dhe ishte kreative❓
📍A mungoi kush sot❓
📍Më thuaj diçka që mësove sot dhe që nuk e dije më parë❓
📍 Cila ishte gjëja më e vështirë me të cilën je përballur sot❓
📍 Nëse do të mund të ndryshonit një gjë në ditën tuaj, cila do të ishte ajo❓
📍 Çfarë e bëri mësuesin tënd të buzëqeshë? Çfarë e bëri atë të vrenjtet❓
📍 Nëse do të mund ta ndërronit vendin me dikë në klasë, kush do të ishte❓ Dhe pse❓
📍 Cila është gjëja më e mirë që ke bërë sot❓
📍 A veprove sot ashtu siç do të doje të ishe❓)*


♻️Pyetni fëmijët tuaj dhe bisedoni me ta.. për të rrënjosur tek ata vlera të mira dhe aftësi të të menduarit..
💎Bërja e pyetjeve të përshtatshme fëmijës është një nga mjetet më të rëndësishme të edukimit të dobishëm.
📝Përktheu:F.Gurra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit