10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Putin ftesë Trumpit që vitin e ardhshëm të vizitojë Rusinë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se Vladimir Putin ka ftuar homologun e tij amerikan Donald Trump që vitin e ardhshëm të vizitojë Rusinë.

Peskov të premten deklaroi se lideri rus dëshiron që Trump të marrë pjesë në kremtimin e 75-vjetorit të Ditës së Fitores. Ai shtoi se Trump ndaj ftesës, e cila iu bë gjatë takimit të dy liderëve në margjinat e Samitit të G20 në Osaka, regaoi në mënyrë pozitive. Peskov tha se së shpejti do t’i dërgohet edhe ftesë zyrtare.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se gjatë takimit në Osaka, Trump dhe Putin kanë biseduar për mënyrat e përmirësimit të lidhjeve ekonomike, në mënyrë të hollësishme biseduan për çështjen e kontrollit të armatimit, për Kinën, Sirinë dhe Turqinë.

Liderët e vendeve të G20 u mblodhën në Osaka, Japoni, në samitin dy ditësh që filloi të premten./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit