12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Pse nuk duhet shqiptarët të votojnë partitë maqedone?

Më të lexuarat

Në Maqedoni këtë javë janë zgjedhjet në komunat që janë në balotazh. Por është partia BDI e cila ka koalicion me LSDM, një parti maqedone njëjtë sikur është partia e VMRO-së. Por shqiptarët me votimin e tyre janë në një rrezik të shuarjes si etntitet. Pra me votimin e tyre ata forcojnë partitë maqedone dhe shuajnë shqiptarët që janë të pavarur nga ta, që është rrezik për shuarjen e shqiptarisë. Kjo do të ketë rezultate: Shqiptarët të përçarë, pa një parti që mbron interesat e tyre dhe përfundimi i saj është shqiptarë që janë me LSDM-në maqedone apo shqiptarë që janë me VMRO-në, që është një dëm shumë i madh.
Kështu që duhet fuqishëm me dal në përkrahje të partive shqiptare, që nuk përkrahen nga këto opcione maqedone, të cilët probleme etnike nuk i kanë zgjidhur por i kanë mbuluar, duke i fshehur thellë. Shqiptarët duhet të jenë vigjilent, mos të lënë të mashtrohen nga ofertat e tyre që fshehin diçka shumë të madhe.

 

Javën e kaluar keni lexuar se po përgatiteten për zgjedhje të reja, pasi ata morën shumicën e komunave maqedone, ata duan tani të marrin miratimin e shqiptarëve dhe partitë shqiptare të lihen në harresë dhe plot probleme etnike të mbulohen dhe kurrë mos të nxjerrën në tavolinë për tu zgjidhur. Lëvizja Besa ka kërkuar që problemet etnike të diskutohen, por ato i kanë mbuluar duke bërë koalicion me BDI, të cilës i intereson pushteti dhe nuk ka dert hallin e shqiptarëve të shkretë. Shqiptarë të nderuar të Maqedonisë, mos gaboni për vetën tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj, keni kujdes nga asimilimi që nëse votohen opsionet maqedone do të shkojmë shumë shpejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit