Pse aksionet e fundit u quajtën Guri i Davudit?

Më të lexuarat

Pse aksionet e fundit u quajtën Guri i Davudit?

Shkruar nga: gazetari Younes Abu Jarad

Rezistenca palestineze veproi me mençuri dhe zgjuarsi kur i dha serisë së operacioneve të saj emrin “Gurët e Daudit”, emër që mbart shumë domethënie:

1. Nënkuptimi i dobësisë që mposht fuqinë:
Emri sjell ndër mend rrëfimin kuranor për profetin Daud (paqja qoftë mbi të), i cili si djalosh i ri mposhti Xhalutin e fuqishëm me një llastik dhe një gur të vogël, ndonëse nuk kishte pajisje ushtarake në krahasim me Xhalutin.

2. Përmbysja e ekuacionit fetar dhe psikologjik:
Cionistët gjithmonë kanë pretenduar trashëgiminë fetare të figurës së Daudit (a.s.), duke e konsideruar atë një nga mbretërit e tyre historikë.
Përdorimi i këtij emri nga rezistenca ua rrëmben atyre këtë simbolikë dhe e riparaqet Daudin si simbol të së drejtës përballë tiranisë – sipas rrëfimit të të shtypurit, jo të uzurpatorit.

3. Kujtesë për armën e thjeshtë të popullit:
Guri ka qenë dhe vazhdon të jetë simbol i rezistencës së popullit palestinez që nga Intifada e parë në vitin 1987, dhe është kthyer në ikonë të luftës përballë tankeve dhe armëve.
Emërtimi “Gurët e Daudit” e forcon këtë imazh: rezistenca nis me gurin, por nuk ndalet me të.

4. Mesazh i zgjuar propagandistik dhe mediatik:
Emri tërheq vëmendjen në mediat arabe dhe perëndimore, sepse bashkon fenë, historinë, simbolikën dhe paradoksin.
Kush mendon se “Gurët e Daudit” është një referencë biblike, mund të befasohet kur mëson se është emri i kurtheve vdekjeprurëse të rezistencës kundër ushtrisë pushtuese.

5. Dimensioni psikologjik ndaj shoqërisë cioniste:
Shoqëria cioniste e lidh figurën e Daudit me identitetin e saj historik. Përdorimi i këtij emri në operacione që rraskapitin ushtarët mund të krijojë ankth ose kontradiktë psikologjike tek ushtarët dhe kolonët.
Dhe mesazhi i rezistencës trimërore është: “Ja ku është Daudi – por këtë herë, ai nuk është në anën tuaj.”

Zoti e ruajtë rezistencën, i ndihmoftë heronjtë e saj dhe e nderoftë popullin tonë të madh!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit