11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Presidenti largohet nga vendi, zhduken 11 milionë dollarë

Më të lexuarat

Më shumë se 11 milionë dollarë janë zhdukur nga arkat e shtetit të Gambias në Afrikë pasi udhëheqësi për një kohë të gjatë i vendit u largua për në mërgim, pas humbjes së zgjedhjeve.

Këshilltari i Presidentit të ri Adama Barrow, Mai Ahmad Fatty, tha se ekspertët financiarë po përpiqeshin të vlerësonin humbjet ekzakte.

Makina luksoze dhe sende të tjera të shtrenjta janë shikuar teksa ngarkoheshin në një avion mallrash nga Chadi natën që Jammeh u largua nga vendi.

Yahya Jammeh u largua nga Gambia të Shtunën, duke i dhënë fund 22 viteve në pushtet, përcjell tvklan.al.

Ai kishte refuzuar të njihte rezultatin e zgjedhjeve por më në fund la vendin pas negocimit me liderët rajonalë dhe pas kërcënimeve për ndërhyrje ushtarake.

President Barrow mbetet ende në Senegalin fqinj dhe nuk është ende e qartë se kur do të kthehet në Gambia.

Ndërkohë, trupat e Afrikës Perëndimore kanë hyrë në kryeqytetin e Gambias, Banjul, të Shtunën dhe po përgatisin terrenin për mbërritjen e Presidentit të ri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit