23.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Polakët, kontroll strehimoreve nëntokësore

Më të lexuarat

“T’i dalësh të keqes përpara” në këtë kohë

Shërbimet zjarrfikëse polake po kontrollojnë gjendjen e strehimoreve nëntokësore në vend dhe po përpilojnë një inventar, tha zëvendësministri i Brendshëm Maciej Wasik, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës fqinje vazhdon.

Megjithëse Polonia, si anëtare e NATO-s, i siguroi qytetarët e saj se vendi i tyre në Aleancë garanton sigurinë e tyre nga një sulm rus, ngjarjet në Ukrainën fqinje sollën në fokus nevojën për gatishmëri në rast të një sulmi raketor.

“Ne kemi 62,000 objekte të tilla në vend”, tha Wasik për televizionin privat Polsat News.

Përgatitja për skenarin më të keq

“Zjarrfikësit kontrollojnë gjendjen e strehimoreve të tilla, nëse janë të pajisura mirë dhe nëse mund të përdoren plotësisht. Nëse nuk janë, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i optimalizuar ato”.

 Wasik shtoi se Polonia nuk është e kërcënuar, por se po përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm.

Këto janë aktivitete rutinë… Ky aksion është planifikuar paraprakisht”, tha ai.

Procesi i verifikimit të strehimoreve do të zgjasë dy muaj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit