Pesë parti, një qëndrim: Groenlanda kundër planeve të Trump

Më të lexuarat

Pesë partitë parlamentare të Groenlandës rikonfirmuan këtë të premte unitetin e tyre përballë përpjekjeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, për të marrë kontrollin e ishullit danez.

“Ne nuk duam të jemi as amerikanë dhe as danezë. Ne duam të jemi gronlandezë”, thanë pesë partitë në një deklaratë të përbashkët.

Palët i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë “përbuzjen ndaj vendit tonë” dhe theksuan se “e ardhmja e Groenlandës duhet të vendoset nga vetë populli gronlandez”.

Presidenti amerikan përsëriti të premten dëshirën e tij për të kontrolluar Groenlandën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë për të parandaluar Kinën ose Rusinë të marrin kontrollin e ishullit strategjikisht të rëndësishëm të Arktikut, pavarësisht nëse të tjerëve u pëlqen apo jo. Ai vazhdoi, “Sepse nëse nuk e bëjmë, Rusia ose Kina do ta marrin Groenlandën dhe ne nuk do ta pranojmë Rusinë ose Kinën si fqinj”.

Ai shtoi: “Do të doja të arrija një marrëveshje në mënyrën e lehtë, por nëse nuk e bëjmë në mënyrën e lehtë, do ta bëjmë në mënyrën e vështirë “.

Tramp ka thënë vazhdimisht se dëshiron ta vërë ishullin, i cili i përket Danimarkës, një aleate e NATO-s , nën kontrollin amerikan.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Sekretari i Shtetit Marko Rubio foli me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte të premten dhe ata “diskutuan rëndësinë e sigurisë së Arktikut për të gjithë aleatët e Atlantikut”.

Disa anëtarë të aleancës shprehën shqetësimin e tyre pas komenteve të Trump në lidhje me Groenlandën

Politico citoi dy burime të kenë thënë se disa nga ndihmësit e Trump, siç është Sekretari i Shtetit Rubio, po kërkojnë një rrugëdalje në lidhje me Groenlandën.

Gazeta citoi gjithashtu diplomatë të NATO-s të kenë thënë se “aleanca po shqyrton mundësitë për të forcuar praninë e saj në Arktik”, duke shtuar se diskutimet e aleancës bazohen në dëshirën për t’i marrë seriozisht shqetësimet e Trumpit në lidhje me Groenlandën.

Burimi: Al Jazeera (me shkurtime)

/Florian Leli fb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit