Përgjurmimi i gabimeve të dijetarëve! (metodë e papranuar nga dijetarët)

Më të lexuarat

Imam Ebu Zur‘a er-Rrazi në siç tregon Imam Hatib Bagdadi në librin “Tarikh Bagdad” (14/272) ka thënë:

“U zgjova një natë ndërsa isha në mirëqenie, dhe më lindi në zemër që, sapo të gdhinte dita, t’i përmbledhja gabimet e Sufjan Thevriut.

Kur u gdhi dita, dola për namaz. Në rrugicën tonë kishte një qen që kurrë nuk më kishte lehur dhe as e kisha parë ndonjëherë të sulmonte dikë.

Ai u hodh mbi mua dhe më kafshoi, derisa u sëmura nga plagët.

Atë çast më ra në mendje se kjo ishte një ndëshkim nga Allahu, ndaj hoqa dorë nga ajo që kisha vendosur.”

Pse (nuk lejohet ndjekja e gabimeve të dijetarëve)?

  1. Sepse çdo dijetar i përkushtuar, i cili bën ixhtihad, është i shpërblyer edhe nëse gabon.
  2. Sepse ndjekja e gabimeve të njerëzve përbën një formë spiunimi, e cila është e ndaluar.
  3. Sepse përhapja e gabimeve të dijetarëve i shpërqendron nxënësit e diturisë nga mësimet e vërteta që i ndajnë – e të cilat janë shumëfish më e madhe sesa gabimet e tyre.
  4. Sepse kështu realizohet udhëzimi i të Dërguarit të Allahut ﷺ në urdhrin e tij për ne lidhur me ensarët, ndihmëtarët: “…dhe faleni gabimtarin e tyre.” Dijetarët e rrënjosur janë ensarët, ndihmësit e Muhamedit ﷺ – ata nuk bëjnë të këqija me qëllim, por mund të gabojnë; e falja është më e përshtatshme për ta.
  5. Është thënë: “Falni rrëshqitjet e burrave fisnikë.” Dhe nuk ka fisnikëri më të madhe në këtë ummet sesa ajo e dijetarëve të devotshëm, të cilët janë miqtë e Allahut (evlijatë) – siç ka thënë imami Ahmed, Allahu e mëshiroftë.
  6. Në hadith thuhet: “Nga madhërimi i Allahut është nderimi i muslimanit të moshuar.” Kjo bëhet në shenjë respekti; e dijetarët janë më të denjë për nderim dhe respekt se kushdo tjetër.

Së fundi:

Diskutimi me dijetarët duhet të bëhet nga afër, në rrethe të mbyllura, me argumente të sakta, me qëllim të pastër dhe me edukatë në paraqitje pa thumbime e pa përçmim duke u përqendruar te çështja, jo te personi. Kjo është metodologji e drejtë, me kushtet dhe kufijtë e saj.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit