10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Përgjakja e Deçanit: kush qëlloi dhe pse?

Më të lexuarat

Orë pas ngjarjes së rëndë në Gllogjan, asgjë mbi autorin dhe arsyet

Ende asnjë e dhënë mbi njeriun që shkaktoi një tragjedi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit. Thuhet se ka qenë një person i maskuar ai që ka qëlluar drejt një autobusi me nxënës, 10 të tillë brenda, duke u marrë jetën dy prej tyre dhe shoferit. Konkretisht, nxënëzve Ledion Hamzajt, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafajt, 17 vjeç, si edhe shoferit Gani Gjokaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetaj, tha se po hetohet në dy tre pista, ndërsa në të gjithë vendin po zhvillohen akisone për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë. Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë”, tha Mehmeti.

Ndërkohë, nga familjarë të jetëhumburve janë dhënë detaje në rrëfimet e tyre nën dhimbje e lot. Laureta Kosumi, halla e 17-vjeçares që humbi jetën, thotë se mbesës së saj iu prenë ëndrrat në mes pasi ajo kishte dëshirë të bëhej mjeke, degë për të cilën edhe studionte. Kosumi tregon se 17-vjeçarja po kthehej nga shkolla, ndërsa sipas saj. Mbesa kurrë nuk kishte thënë se më parë mund të kishte pasur ndonjëkonflikt nëpër linjat e urbanëve.

Me fat qe një nxënës tjetër që veç u plagos.

Gjyshi i tij tha:

“Ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë. Duke u kthyer ka ndodhur ngjarja. Ishte në operacion, sipas mjekësve operacioni është kryer me sukses, plumbin ia kanë heq që i ka mbet në këmbë, po ndihet mirë. Mjekët thanë se tash nuk ka problem. Nuk e dinë tani veç organet i dinë këtu punë….ka qenë një vajzë skaj tij, po thonë që e ndjera….nuk kemi si me pas ne dyshime, si mund të kemi dyshime kur gjuhet në nxënës”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit