5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Për të djathtën shqiptare – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Për të djathtën shqiptare

E djathta shqiptare duhet të ketë parasysh që nuk mund të ndjekë verbërisht tendencat e së djathtës perëndimore, sidomos ato islamofobe, dhe duhet të respektojë ndjeshmëritë emocionale që kanë myslimanët shqiptarë të këtyre trojeve, edhe ndaj muslimanëve të tjerë nëpër botë.

E djathta shqiptare duhet të respektojë në veçanti edhe vlerat e traditat e shumicës fetare myslimane në këto troje dhe nuk duhet të kufizohet vetëm tek përmendja e tolerancës, e cila në shumë raste keqpërdoret qëllimisht, për ta diskriminuar politikisht pikërisht këtë shumicë.

Nëse e djathta perëndimore mbështetet pikërisht tek vlerat dhe traditat fetare të Krishterimit, e djathta shqiptare nuk mund të injorojë në mënyrë të paturpshme trashëgiminë Islame të shumicës së shqiptarëve, duke u mjaftuar me raste, vetëm me një retorikë të pasinqertë elektorale.

Toleranca fetare është virtyt i shumicës myslimane në këto troje, edhe për shkak se feja e tyre i mëson kështu, ndaj ata janë garantët kryesorë të saj, por kjo frymë dashamirësie e paqeje, nuk duhet të kuptohet nga e djathta shqiptare se myslimanët shqiptarë janë të gatshëm të pranojnë edhe agjendat dhe diskursin islamofob, që vjen nga e djathta perëndimore.

Aktorët e huaj të djathtë ose të majtë në Perëndim janë sigurisht faktorë të rëndësishëm në marrjen e pushtetit në këtë vend, por ata nuk janë të vetmit dhe nuk përfaqësojnë në shumë raste as zërin, as pritshmëritë e këtij populli. Një e djathtë që injoron dhe shpërfill në veçanti pjesën praktikante fetare islame, duke dashur të kënaqë faktorin e jashtëm islamofob (apo edhe të brendshëm), ta harrojë se do të marrë vota prej saj, qoftë edhe përmes interlokutorëve të rremë mes myslimanëve, që përfaqësojnë vetëm vetveten apo ndonjë kult në minorancë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit