16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Pensionistja skoceze nuk shkoi për t’u vaksinuar, pas hetimeve të policisë mësohet arsyeja – ka ndërruar jetë 12 vite më parë

Më të lexuarat

Një pensioniste nga Skocia që nuk ishte lajmëruar për vaksinim në terminin e caktuar – ka vdekur 12 vite më parë.

Pensionistja që quhet Christina Malli, ishte pritur që të shfaqet në klinikën më të afërt në Aberdine të Skocisë, por kur më 25 shkurt nuk u shfaq – autoritetet u alarmuan.

Infermieret kishin vizituar pronën e saj duke kërkuar gruan – por aty hasën në diçka që i tmerroi. Gjymtyrët e mbetura të trupit ishin shpërndarë në pronën e saj – duke alarmuar policinë që menjëherë filloi hetimet.

Policia akoma po tenton me saktësi të konfirmojë kur ka vdekur ajo, por tani po qarkullojnë teori se ajo mund të ketë vdekur para më shumë se dhjetë viteve.

Aktualisht ekipet e forenzikës kanë kryer hetime në shtëpinë e saj – në kërkim të gjurmëve tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit