11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Pedofili: Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet për tentim dhunim

Më të lexuarat

Policia e Kosovës e ka arrestuar para pak minutave, një person për tentim dhunim të një vajzë të mitur në Mitrovicë.

Gazetës Fjala i kanë thënë burime të besueshme se ai dyshohet të jetë asamblisti i  LDK-së në këtë komunë B.M.

Sipas informatave asamblisti B.M ketë vepër e ka bërë gjatë ditës së sotme.

“Tentimi i dhunimit të vajzës 13 vjeçare ka ndodhur në një dyqan në fshatin Vaganicë, afër shkollës fillore “Skënderbeu”. E mitura nuk është nxënëse e kësaj shkolle, kanë treguar për Gazetën Fjala burime të besueshme.

Gazeta ka provuar të marrë informata për këtë rast edhe në Policinë e Mitrovicës, të cilët kanë konfirmuar se është duke u marrë në pyetje një person për një vepër të tillë, por ata nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit