22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe kundër ardhjes së Papa Françeskut, Daçiç: Le të vijë, nuk ka njohur Kosovën

Më të lexuarat

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej nuk e konsideron kohën e ardhjes së Papa Françeskut në Serbi.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej tha se mban pozicionin e saj të shprehur më parë se nuk është koha për ardhjen e Papa Françeskut në Serbi, ndërsa kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç beson se vizita e Papës do të sjellë dobi.

Irinej për Blic tha se gjatë një takimi të kohëve të fundit me sekretarin e Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, i cili ishte për një vizitë në Serbi, nuk ishte biseduar në lidhje me ardhjen e mundshme të Papa Françeskut.

“Folëm për shumë gjëra, por jo për këtë. Unë e kam thënë një here qëndrimin tim dhe i qëndroj atij”, tha patriarku i Kishës Ortodokse Serbe.

Kjo ndodhi në fillim të këtij viti, kur Irinej tha se nuk është koha për ardhjen e Papa Françeskut në Serbi. Po përse? Dhe këtu sërish ndërhyrjnë çështjet nacionalo-fetare, konfliktet mes serbëve e kroatëve, ku këta të fundi i përkasin besimit katolik, pra janë të lidhur me Vatikanin.

“Për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në të kaluarën dhe numrin e madh të serbëve të zhvendosur nga pjesa kroat”, citohet të ketë thënë Irenej.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha se vizita e Papës në Serbi do të sjellë përfitime.

“Pozicioni im si një burrë shteti është se në interes të Serbisë Papa duhet ta na vizitojë, sidomos në kontekstin e mosnjohjes së Kosovës”, ka thënë Daçiç për Blic.(tesheshi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit