12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Pas presidencialeve në SHBA: retorika islamofobike e urrejtjes prek edhe bibliotekat publike

Më të lexuarat

Bibliotekat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar një valë incidentesh rraciste pas zgjedhjeve presidenciale. Sipas të dhënave të mbledhura nga Shoqata amerikane e Bibliotekave, kopje të Kuranit dhe librave rreth Islamit janë dëmtuar me zvastika dhe fraza urrejtjeje e kjo në mjaft qytete në të gjithë vendin.

Në incidentin më të madh, katër ditë pas zgjedhjes së Donald Trump, një person u përpoq t’i hiqte me forcë xhihabin një studenteje, ndërsa ajo po studionte në bibliotekën e universitetit të Nju Meksikos. Në nëntor, në bibiliotekat shumë larg nga njëra-tjetra, në Oregon dhe në Ilinois, kopje të Kuranit janë raportuar me shkrime urrejtjeje. Në Ilinois, u thirr edhe policia për të hetuar pas vandalizimit të shtatë librave në bibliotekat publike në Evanston. Në këtë vend, librat për profetin Muhamet, kopje të Kuranit, libra shkollorë dhe libri i konservatorit Glenn Beck “All About Islam”, gjithashtu, janë dëmtuar me shkrime e vizatime.

Presidentja e shoqatës së bibliotekave, Julie Todaro shprehu alarmin ndaj rritjes së krimeve të urrejtjes që kanë hyrë edhe nëpër biblioteka. Ajo fajësoi retorikën ndarëse gjatë fushatës së fundit presidenciale. “Këto krime – që nga dëmtimi i materialeve të bibliotekave publike deri tek grafitet ofenduese nëpër muret e sallave akademike , kanë nisur të reflektojnë retorikën ndarëse të kësaj fushate’, tha ajo.

Deri më tani, shoqata e bibliotekave nuk ka mbledhur të dhëna mbi krimet e urrejtjes bazuar mbi përcaktimin ligjor, por Todaro është e sigurtë se incidente të tilla kanë pasur një rritje të shpejtë gjatë muajve të fundit. “Ndërkohë që bibliotekat janë raportuar për një spektër të gjerë krimesh , dhe ne kemi pasur gjithnjë incidente serioze të dëmtimit të materialeve dhe grafiteve, ne tashmë po nisim të dëgjojmë shumë raste specifike me incidente që përfshijnë fanatizmin dhe ngacmime brenda bibliotekave”, tha ajo.

Bibliotekat publike, shtoi ajo, duhet të konsiderohen si hapësira të sigurta nga përdoruesit, por “krime të dukshme të kësaj natyre, në kundërshtim të plotë me vlerat e diversitetit, unitetit dhe përfshirjes, po na alarmojnë shumë”. Kjo, sipas saj, për shkak se ato dërgojnë një mesazh që institucionet janë ose më të rrezikshme ose më të paj të sigurta përdoruesit që vijnë nga origjina të tjera.

Rastet e krimeve të urrejtjes në bibliotekat publike reflektojnë një trend të përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara, sipas statistikave të fundit të FBI-së.  shifrat flasin për një kërcim prej 67 për qind në krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në vitin 2015, një rritje nga 154 incidente në vitin 2014, në 257 vitin e kaluar, gjatë primareve brenda partive për zgjedhjet presidenciale.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit