Pas dy vite luftë në Gaza: qëndresa që tronditi botën – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Dy vite kanë kaluar që nga lufta e përgjakshme në Gaza, por ajo që mbetet më e thellë në kujtesë nuk janë shifrat, as rrënojat, por qëndrueshmëria e burrave të saj — atyre që luftuan me mjete të pakta përballë një makinerie ushtarake të pamëshirshme, të mbështetur nga fuqitë më të mëdha të botës.

Në një hapësirë të vogël, të sheshtë, pa male e pa strehë natyrore — përveç ndërtesave që u shndërruan në hi — u ngrit një qëndresë që sfidoi logjikën e luftës moderne. Gaza, e rrethuar prej më shumë se një dekade, e vëzhguar nga qielli nga dronë dhe satelitë spiunazhi, u bë skena e një ballafaqimi të pabarabartë, ku fuqitë e mëdha ndërhynë hapur me avionë zbulimi, raketa, armatim dhe mbështetje politike të pakufizuar.
Një konsensus i ftohtë ndërkombëtar dukej i vendosur për të zhdukur një grusht njerëzish që guxuan të thonë “jo”, ndërsa shumë nga ata që dikur e quanin okupatorin “zullumqar/agresor”, heshtën — përveç një pakice, të cilët Zoti i shpëtoi nga verbëria e interesit.

E megjithatë, pas gjithë kësaj, ndodh ajo që nuk përfshihet në manualet ushtarake:
nga mesi i rrënojave del një djalosh këmbëzbathur, me një lëndë shpërthyese në duar, ngjitet me guxim mbi një tank armik dhe e hedh drejt pushtuesve. Ai shpëton me ndihmën e Zotit, pa u prekur nga e keqja, me shpirtin plot siguri e përkushtim.
Ai ka humbur familjen, shtëpinë, shokët — por del në luftë në rrugë të Zotit duke u lutur, i përulur, i sigurt, i mbështetur vetëm në Zotin e tij. Kjo nuk është vetëm rezistencë fizike, është qëndresë shpirtërore, një shfaqje e besimit të pastër që lind vetëm nga brenda popujve të shtypur.

Në këta burra qëndron kuptimi i vërtetë i fjalës “sabr” — durim që nuk është nënshtrim, por lartësi. Dhe në historinë e Gazës, si në shumë beteja të tjera të drejtësisë, gjejmë mishërimin e fjalës së Zotit:

﴿قَدْ كَانَ لَكُمْ آيَةٌۭ فِى فِئَتَيْنِ ٱلْتَقَتَا فِئَةٌۭ تُقَـٰتِلُ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَأُخْرَىٰ كَافِرَةٌۭ يَرَوْنَهُمْ مِّثْلَيْهِمْ رَأْىَ ٱلْعَيْنِ ۚ وَٱللَّهُ يُؤَيِّدُ بِنَصْرِهِۦ مَن يَشَآءُ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَعِبْرَةًۭ لِّأُو۟لِى ٱلْأَبْصَـٰرِ﴾

“Në përplasjen e dy ushtrive keni pasur një shenjë: njëra luftonte në rrugën e Zotit, tjetra ishte mohuese. Ata i shihnin si dyfishin e tyre me sy, por Zoti ndihmon me fitoren e Vet kë të dojë. Me të vërtetë, në këtë ka mësim për ata që shohin me mendje.”
— Surja Ali Imran, ajeti 13

Po, kjo është një shenjë hyjnore. Një mesazh për ata që shohin përtej shifrave dhe politikës, që kuptojnë se fuqia e njeriut nuk qëndron në armatim, por në bindje.
Dhe Gaza, edhe pas dy vitesh gjak e shkatërrim, vazhdon ta dëshmojë këtë të vërtetë.

Zoti i ndihmoftë, i forcoftë, dhe u hakmarrtë për ta ndaj atyre që i shtypën, i rrethuan dhe i luftuan.
#Tufani_aksas
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit