21.5 C
Pristina
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Parlamenti hungarez miraton ligjin anti-LGBT

Më të lexuarat

Parlamenti i Hungarisë miratoi të martën legjislacionin që ndalon përhapjen e përmbajtjeve në shkolla që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë. Projektligji kaloi në Kuvend mes kritikave të forta nga grupet e të drejtave të njeriut dhe partitë e opozitës.

Kryeministri i linjës së ashpër nacionaliste Viktor Orban , i cili do të përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm, ka sjellë ndryshime radikale në politikën shoqërore, duke sulmuar komunitetin e LGBT dhe emigrantët. Politikat e tij të cilat i ka quajtur si joliberale kanë përçarë hungarezët.

Partia e tij Fidesz, e cila promovon një axhendë të krishterë-konservatore, hodhi poshtë propozimin që ndalon bisedimet në shkollë për çështjet LGBT në një projekt-ligj të veçantë, të mbështetur gjerësisht, që penalizon rreptësisht pedofilinë, duke e bërë shumë më të vështirë për kundërshtarët të votojnë kundër tij.

Masa, për të cilën kritikët thonë se lidh gabimisht pedofilinë me çështjet LGBT, shkaktoi një tubim masiv jashtë parlamentit të hënën, ndërsa disa grupe të të drejtave i kanë bërë thirrje Fidesz të tërheqë projekt-ligjin, përcjell abcnews.al.

Ligjbërësit e Fidesz mbështetën me shumicë dërrmuese legjislacionin të martën, ndërsa partitë e majta të opozitës bojkotuan votimin.

Martesa homoseksuale nuk njihet në Hungari dhe vetëm çiftet heteroseksuale mund të birësojnë ligjërisht fëmijë. Qeveria e Orban ka ripërcaktuar martesën si bashkim midis një burri dhe një gruaje në kushtetutë, dhe ka kufizuar birësimin homoseksual.

Partia konservatore në pushtet e Polonisë Ligji dhe Drejtësia (PiS), aleati kryesor i Fidesz në Bashkimin Evropian, ka marrë një qëndrim të ngjashëm kritik për çështjet LGBT. Budapesti dhe Varshava janë në kundërshtim me BE rreth disa prej reformave të tyre konservatore.

Orban ka fituar tre mandate të njëpasnjëshme zgjedhore që nga viti 2010, por partitë e opozitës tani kanë bashkuar forcat për herë të parë dhe janë kapur Fidesz. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit