6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Palestina: Bastisjet në Mesxhid al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë u kthyen në “pushtim”

Më të lexuarat

“Duke tejkaluar qëllimin e tyre të vizitës bastisjet e hebrenjve fanatikë në Xhaminë al-Aksa janë kthyer në një ‘pushtim'”, tha zëdhënësi i qeverisë palestineze

Qeveria palestineze deklaroi se bastisjet e kolonëve fanatikë hebrenj në Mesxhid al-Aksa nuk janë vizitë, por “pushtim” dhe se kjo është e papranueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, zëdhënësi i qeverisë, Abu Rudeyna, deklaroi se duhet të ruhet status quo-ja ligjore dhe historike e Mesxhid al-Aksasë.

Rudeyne paralajmëroi se vazhdimi i bastisjeve në Mesxhid al-Aksa mund “ta kthejë konfliktin në një luftë fetare”. “Duke tejkaluar qëllimin e tyre të vizitës bastisjet e hebrenjve fanatikë në Xhaminë al-Aksa janë kthyer në një ‘pushtim'”, tha ai.

Rudeyne theksoi se përpjekja e Izraelit për të ndryshuar status quo-në duke e ndarë Xhaminë Al-Aksa sipas kohës dhe hapësirës është e papranueshme.

Duke theksuar se kjo përpjekje do të dështonte, Rudeyne i bëri thirrje gjithashtu administratës amerikane që të detyrojë Izraelin të ndalojë bastisjet në Mesxhid al-Aksa.

Kolonët fanatikë hebrenj, të shoqëruar nga forcat izraelite, bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dje dhe sot me pretekstin e festës fetare hebreje “Shavuot”.

– Është shkelur sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Fondacioneve, megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë, të shoqëruar nga policia, me vendim të njëanshëm të Izraelit, pa lejen e Administratës.

Sipas status quo-së, kolonët fanatikë hebrenj nuk duhet të lejohen të kryejnë adhurime në Xhaminë Aksa.

Megjithatë, hebrenjtë fanatikë bastisin shpesh Xhaminë Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit