22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Opozita siriane përgatitet për rënien e Assadit

Më të lexuarat

Opozita e Sirisë ka formuar një trup për të ruajtuar rendin në institucionet qeveritare, nëse presidenti Bashar al-Assad bie nga pushteti.

Ish-kryeministri Riyad Hijab është zgjedhur në krye të ekzekutivit shtatë-anëtarësh, i cili do të menaxhojë me Asamblenë e Lirë Kombëtare, të njohur nga 114 vende si përfaqësuese legjitime e popullit të Sirisë.

Kundërshtarët e Assadit kanë luftuar për formuar një front të bashkuar, për t’i dhënë fund sundimit 42-vjeçar të familjes së tij. Mbi 40,000 persona thuhet se kanë humbur jetën në konfliktin 20-muajsh midis forcave qeveritare dhe kryengritësve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit