13.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

“Open Balkan”, paralajmërim nga Beogradi: ç’pritet të ndodhë në dhjetor në Tiranë?

Më të lexuarat

Sipas Ramës, sipërmarrja do e sfidojë politikën e refuzimit

Në Beograd, në takimin e radhës së nismës rajonale edhe të bojkotuar “Open Balkan”, deri më tani vetëm mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, por që po afrohet dhe Mali i Zi,  kryeministri Edi Rama përsëriti se kjo nismë i mirëpret të gjithë shtetet që duan të bashkohen.

“Ballkani i Hapur është për të gjithë dhe ndryshe nga Procesi i Berlinit nuk merret peng nga asnjë vend. Përcakton qartë se cilido prej vendeve nuk ka nevojë të pres të tjerët sikur jemi karikatura e Këshillit Europian.

Kemi ripërcaktuar për të gjithë ata që nuk duan ta kuptojnë që Ballkani i Hapur është gjithëpërfshirës dhe është i të gjithëve.

As Shqipëria as Maqedonia as Serbia nuk do presin që të binden të gjithë të tjerët. Arsyet pse janë skeptikë i kam dëgjuar edhe arsye e Malit të Zi edhe të Bosnjës edhe Kosovës. Por i konsideroj arsye të mo arsyes. Thatë se duken interesa ekonomike të këtyre vendeve. Po patjetër që do jem këtu për interesat e Shqipërisë. Fuqizohen nga Ballkani i Hapur”, tha Rama.

Sipas tij bizneset e Malit të Zi, Kosovës apo Bosnjes do të duan të bashkohen me Ballkanin e Hapur para qeverive të tyre.

“Në dhjetor, në samitit në Tiranë kur të dorëzojmë sipërmarrësve që takuam sot dhe që kanë ndërveprim atë çfarë kemi konkluduar si zbatim i procesit të Berlinit dhe kur t’i përfshimë në një kanal jeshil, po ju them që kompanitë nga Mali i Zi nga Bosnja dhe Kosova do vijnë para se qeveritë e tyre të përfshihen në rrjetin e lëvizjes për të mos pasur probleme. Si kompani, mos u çudisni. Është një kërkesë për ekonomi dhe për qytetarët”, tha Rama. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit