21.6 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Oman: 72 persona përqafuan Islamin gjatë muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

Në qershor të këtij viti, shtatëdhjetë e dy persona përqafuan Islamin, ka bërë të ditur Ministria e Vakfit dhe Çështjeve Fetare të Omanit.

Jo-muslimanët që jetojnë në Oman përqafuan Islamin gjatë muajit të Ramazanit në disa ngjarje të organizuara nga Ministria, ku jomuslimanëve u është mundësuar të mësojnë për fenë dhe t’i sqarojnë dyshimet mbi disa çështje të caktuara fetare.
Duke folur për Times of Oman, Shejh Abdurrahman el- Halil, kreu i Departamentit të dijes islame dhe shkëmbimeve kulturor, tha se disa të konvertuar janë habitur nga respekti i ndërsjellë dhe toleranca në Oman.

“Disa prej tyre erdhën në Oman me pak njohuri rreth Islamit. Natyrisht, shumica prej tyre mendonin se është mizor dhe i vështirë (siç e përshkruajnë mediat), por ata u ndanë të kënaqur me dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin”, tha ai.

Në mesin e të konvertuarve janë 21 gra dhe një burrë ga Filipinet, 11 gra nga Uganda, 10 gra nga Sri Lanka dhe 29 të kombësive tjera.

(Islamgjakova)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit