17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

OKB: Amerika duhet ta ndalë racizmin urgjentisht

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të dënojnë autorët e krimit dhe të dënojnë në mënyrë të qartë krimet raciste dhe urrejtjen, shkruan Al Jazeera, përcjell Kosova Post.

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqjes së saj që të dënojnë krimet raciste dhe urrejtjen në mënyrë të qartë dhe pa kushte, duke paralajmëruar se shpërfillja e akteve të tilla mund të shkaktojë dhunë.

Paralajmërimi i hershëm për veprime emergjente, të cilat lëshohen në situata serioze, u lëshua nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD).

Presidenti amerikan u godit nga kritikët pasi fajësoi ‘të dyja palët’ për dhunën vdekjeprurëse në Charlottesville.

Tridhjetë e dy vjeçari Heather Heyer u vra kur James Alex Fields, i lidhur me supremacistët e bardhë, me një makinë, ai iu has një grupi të protestuesve që kundërshtonin racistët.

 

CERD pretendon se është i mërzitur nga fakti se zyrtarët e lartë amerikanë në Shtetet e Bashkuara nuk kanë dënuar grupet e supremacistëve të bardhë.

Mos gjykimi i tubimeve të tilla mund të çojë në ‘përhapjen e diskursit dhe incidenteve raciste’ në Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit