- #Urgjent | Observatori Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut:
▪️Ushtria pushtuese izraelite po intensifikon përdorimin e dronëve “Quadcopter” për të frikësuar dhe sulmuar civilët në Gaza.
▪️Gjatë ditëve të fundit kemi dokumentuar disa raste të depërtimit të këtyre dronëve nëpër shtëpitë e civilëve dhe qendrat e strehimit në Rripin e Gazës, duke transmetuar tinguj të tmerrshëm.
▪️Zërat që lëshojnë këto dronë përfshijnë zëra qensh që shqyejnë trupat e fëmijëve, britma rrëqethëse të fëmijëve që vuajnë, thirrje të dhimbshme ndihme nga të moshuarit, klithma të grave që japin ndjesinë e vdekjes apo një tragjedie, si dhe sirena të vazhdueshme ambulancash që krijojnë iluzionin e masakrave në afërsi.
▪️Ushtria pushtuese izraelite po e përdor “Quadcopter”-in si mjet për terror psikologjik, përgim dhe vrasje të drejtpërdrejtë, veçanërisht në zonat ku janë strehuar banorët pas dëbimit me forcë.
▪️Qasja izraelite në përdorimin e këtyre dronëve pasqyron një qëllim të qëllimshëm për të zhdukur çdo ndjenjë sigurie dhe për të kthyer vendstrehimet në kurthe vdekjeje.
▪️Përdorimi i “Quadcopter”-ëve nga ushtria pushtuese izraelite në këtë mënyrë lë pasoja shumë të rënda psikologjike, duke shkatërruar shëndetin mendor individual dhe kolektiv, dhe duke thelluar ndjenjën e frikës kronike te banorët, veçanërisht te fëmijët dhe gratë.
▪️Të gjitha praktikat izraelite përbëjnë pjesë të një qasjeje të koordinuar dhe të mirëorganizuar që hyn në kuadrin e krimit të gjenocidit.
