10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Obama: Jemi në krah të Izraelit

Më të lexuarat

Barak Obama, udhëtimin e parë në cilësinë e Presidentit të ri të Shteteve të Bashauar e filloi në Izrael. Me të zbritur në aeroport, Obama tha se vendi i tij është krenar që ka në krah një aleat të fortë si Izraeli.

Ai u mirëprit ne aeroportin e “Ben Gurion”-it nga Presidenti Izraelit, Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netanjahu.

Obama, pasi takoi zyrtarët izraelite u shpreh: “Shtetet e Bashkuara qëndrojne krah Izraelit sepse është në interesat tanë themelorë për të qëndruar krah këtij vendi. Aleanca jonë është e përjetshme. Është përgjithmonë”.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Netanjahu u përgjigj; “Ju falënderojmë që mbroni të drejtën e “pagabueshme” të Izraelit për të ruajtur të drejtën e tij për të ekzistuar”.

Presidenti amerikan, Barack Obama do të zhvillojë bisedime të ndara me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe udhëheqësin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz, gjatë kësaj vizite tre-ditore./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit