5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Nuk ka moral më të lartë sesa mbrotja e së drejtës dhe së vërtetës

Më të lexuarat

Nuk ka moral më të lartë sesa mbrotja e së drejtës dhe së vërtetës.
Çfarë vlere ka butësia që nuk e ndryshon të keqen dhe heshtja që kthehet në konformizëm?!

Mund të heshtësh me pretendimin e mirësjelljes, por në realitet mund të kesh tjetër synim. Mund të tregohesh i butë me të ligën, por në realitet as nuk përpiqesh ta ndryshosh atë.

Shoqëria jonë nuk vuan nga mungesa e mirësjelljes, sesa vuan më së shumti nga arroganca e së ligës dhe pasiviteti, hezitimi, indiferenca, droja dhe pragmatizmi i të mirëve.

Një shoqëri ku i miri i trembet të ligut dhe gjithsecili shikon interesin e tij, është një shoqëri e sëmurë që nuk të ngjall asnjë shpresë. Një shoqëri që nuk gjen nga jeta motiv sublim për të jetuar, por vetëm se të përmbush nevojat dhe dëshirat materiale, është një shoqëri që shkon drejt zhdukjes.

Hoxhe Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit