10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Një stuhi shumë e fortë ka përfshirë Lindjen e Mesme dhe Turqinë

Më të lexuarat

Stuhia që goditi Libanin, Jordaninë, Turqinë, Izraelin dhe territoret palestineze, mori jetën e të paktën 17 personave. Shërbimet meteorologjike të Libanit dhe Izraelit e kanë cilësuar atë si më të fortën në 20 vitet e fundit, njoftojnë mediat perëndimore.

Në Liban përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur shkatërruan çadrat e kampit të rreth 400 refugjatëve sirianë.

Autoritetet izraelite presin reshje të dendura dëbore në Jeruzalem. Është anulluar mësimi në shkolla. Në qytetin e Hadera, në veri të Tel Avivit, si pasojë e përmbytjeve kanë mbetur pa energji elektrike rreth 2.500 shtëpi.

Reshje dëbore pati në pjesë të ndryshme të territorit të Sirisë dhe temperatura ra në minus 6 °. Në zonat rurale përreth Damaskut trashësia e shtresës së dëborës arriti deri në 1 metër.

Në Turqi për shkak të motit të keq janë anulluar qindra fluturime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit