20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Një shënim shumë me vlerë nga një hoxhë Boshnjak për shejh Albanin

Më të lexuarat

Një shënim shumë me vlerë nga një hoxhë Boshnjak dhe autori i Ilmihalit të parë në gjuhën boshnjake dhe e përkthyer në gjuhën shqipe dhe shejh i Tarikatit Kaderi, për të cilin drejtim mësimet i ka marrë te shejh Selim Sami Jashari në Vushtri në vitin 1939.
Ky Hoxhë dhe shejh I Tarikatit Kaderi, Fejzullah Haxhibajriç, përshkruan takimin me shejh Albanin dhe vlerësimin e madh që kishte për te.

“Në xhamin e Shejhul-Ekberit takova tre persona: një profesor, një mësues dhe një student, të cilët në mënyrë vëllazërore na pranuan. Na morrën në shtëpit e tyre për ndejë dhe darkë. Ata edhe dy ditë tjera na kanë ftuar dhe na kanë gostisë. Dy herë isha te sejjid Nasirudin Albani, kurse profesori dhe letrari, kandidati për çmimin nobel, Mahmud Mehdi Istanbuli na përgatiti një drekë të veçantë. Nasirudini llogaritet si njohësi më i mirë i shkencave të hadithit në Damask dhe si i tillë tre vite ka ligjëruar Hadithin në fakultetin e ri teologjik në Medine. Ka shkruar disa vepra në lëmin e hadithit. Babai i tij në vitin 1925 është shpërngulur nga Shkodra, ku ka qenë imam dhe muderris dhe është vendosur në Damask. Në Damask ka një koloni të fuqishme shqiptarësh me disa shkenctarë të mrekullueshëm. Nasirudini me dorën e tij më ka vizatuar pozitën e Revdai Mutahere (Kopshti i dëlirë – vendi ku është varri i Pejgamberit ‫ﷺ‬ ) me disa shënime të çmueshme. Atë vizatim e mbaja në kuletën time, të cilën, fatkeqësisht, ma vodhën më 29 Gusht në autobus gjatë përcjelljes së xhenazes së rahmetli Dervish ef. Korkutit. Ishte një kujtim shumë i çmueshëm nga Albani”.
Kemi lexuar dhe parë vlerësime të dijetarëve të shumtë të Ehli Sunetit për vlerën dhe pozitën e lartë të shejh Albanit, por nga një shejh Kaderi, ishte jashtëzakoniaht e veçantë. Allahu i mëshiroftë të gjithë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit