12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Një milion të vaksinuar deri në Ramazan në Kuvajt

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit njoftoi se rreth 800.000 njerëz janë regjistruar në platformën elektronike për të marrë vaksinën anti Covid
Rreth 430.000 prej tyre veçse janë vaksinuar, thonë nga Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit.
Ministri i Shëndetësisë Shejh Dr.Basel al Sabah ka shprehur gatishmërinë që të dyfishojë numrin e qendrave të vaksinimit nga 15 në 30 për të vaksinuar rreth një milion qytetar deri në Ramazan. Të gjithë qytetarët e regjistruar në platformën elektronike lajmërohen nga sistemi automatik në lidhje me datat e dozës së parë dhe të dytë të vaksinimit si për vaksinën AstraZeneca ashtu edhe për Phizer Biontech.
Shteti Kuvajtian ka një popullsi prej rreth 4.5 milion banorëve sipas regjistrimit të fundit të popullsisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit