16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një këngë dashurie për Erdoganin

Më të lexuarat

Kur populli i këndon(me të drejtë) udhëheqësit

“Zemra ime nuk do të të lërë, mos ki frikë dashuria ime për ty nuk do të ketë fund, nëse dëshiron do të vazhdojë përgjithmonë”, thuhet ndër të tjera në një këngë liderit turk Erdogan.

Kënga u dëgjua të dielën, gjatë një mitingu parazgjedhor të Erdoganit – në stadiumin Galatasaray të Stambollit – ndërsa dominonte një pankartë me imazhin e presidentit turk.

Vargjet janë të artistit popullor Ali Tuflan Kirats, me titull: “Mjafton prania jote”.

Teksti është si më poshtë:

“Më mjafton shtati yt, më mjaftojnë sytë e tu, mos të të prekë dhimbje e pikëllim…

Më mjafton lartësia jote, më mjaftojnë sytë e tu, që të mos të prekin dhimbja dhe pikëllimi…

Zemra ime nuk do të të lërë, mos ki frikë dashuria ime për ty nuk do të ketë fund, nëse dëshiron do të vazhdojë përgjithmonë…

Më beso, ky njeri do të të dojë përgjithmonë….

Zemra ime nuk do të të lërë, mos ki frikë se dashuria ime për ty nuk do të ketë fund, nëse dëshiron do të vazhdojë përgjithmonë.”

 Nën qeverisjen e gjatë të Erdoganit, 20-vjeçare, Turqia ka njohur një ringritje te fuqishme ekonomike dhe jo vetëm. Sot ajo është shndërruar në faktorin kryesor të zhvillimeve globale edhe duke diktuar ndryshime globale me theks gjeostrategjik dhe gjeopolitik.

Turqia ndërkohë është dhe para zgjedhjeve të radhës, ku Erdogan pritet të rikonfirmohet sërish si udhëheqës i vendit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit