14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Një akt amoral me bekim priftërinjsh në tarracën e Bashkisë së Tiranës

Më të lexuarat

Një martesë gay në shkelje të ligjit dhe injorim të çdo sentimenti publik

Në shkelje të hapyr të ligjit, pasi Shqipëria nuk lejon martesat gay, një e tillë gjatë ditë së djeshme, jo vetëm e pështirë por dhe antinjeri, ndodhi në tarracën e Bashkisë së Tiranës, mes dy shqiptareve, “bekuar” nga dy pastorë të huaj.

Pra, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erjon Veliaj, shkel sa ligjin që nuk njeh martesat gey e as laicitetin e shtetit, duke lejuar aty celebrimin e një akti në një sfond fetar.

Arben Ramkaj nga qendra ndërfetare i ftuar në emisionin “Revië” në Euroneës Albania, tha se kjo është një martesë e paligjshme dhe problem, sipas tij, është se kjo ceremoninë është bërë në Bashkinë e Tiranës, që është një institucion ligjor e publik.

“Kjo është një martesë informale, anti-ligjore, e paparashikuar nga ligji dhe kodi i familjes. Problemi është se kjo është bërë në një zyrë publike të shtetit shqiptar nga një bashki e cila ka një këshill bashkiak, ka autoritete, ka qytetarë që e kanë votuar. Kanë marrë një mal me vota nga konservatorët dhe tradicionalët. Kryetari i Bashkisë mori këtë vendim që do i kthehet në kosto politike”, tha ai.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit