7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Nisi aksioni vullnetar “vëllazëria na bashkon”

Më të lexuarat

Organizatat humanitare “Merhamet”, “El Hilal”, “Kalliri i Mirësisë”, “Nun”,”Ensar” dhe “Vllaznia” nga Maqedonia e Veriut, shpallin javën e aksionit humanitarë nën moton “Vëllazëria na bashkon”, me çka do të mbledhin ndihmat humanitare, për t’i dërguar ato në vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Ata shprehën ngushëllimet për humbjen e jetëve të njerëzve, duke nënvizuar se përveç humbjes së madhe për familjet, të afërmit dhe farefisin, kjo është një humbje edhe për të gjithë popullin shqiptarë. Nga këto organizata u bëjnë apel të gjithë njerëzve humanë që t’i dërgojnë ndihmat e tyre, të cilat më pas në koordinim me Ambasadën shqiptare do t’u shpërndahen njerëzve në nevojë.

Ali Sadiku

“Prandaj apelojmë te të gjithë ata që shprehin dëshirë për të ndihmuar, të paraqiten në Zyrën koordinative të këtyre organizatave e vendosur te ‘Kalliri i Mirësisë’ në Shkup. Ndihmat tuaja në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe institucionet tjera në Shqipëri, do të dërgohen në vendet e goditura, të cilat sado pak do t’u ndihmojnë për shërimin e plagëve nga kjo fatkeqësi.”

Ndihmat do të grumbullohen tek zyrat e organizatës “Kalliri i Mirësisë” në Shkup, ndërsa apelohet që t’u jepet prioritet ushqimeve të konzervuara, ujit, batanijeve dhe veshmbathjeve.

Ali Sadiku

“Ne si organizata humanitare kemi përvojë në këtë drejtim, në lidhje me ndihmat e para që duhet të dërgohen. Fillimisht duhet të dërgohet ushqim, ujë domethënë, ajo është më me rëndësi, uji dhe ushqime të konzervuara, pastaj dihet batanije dhe ndihma të ndryshme. Sinqerisht ju kisha lutur që ato rroba të cilat ne nuk i veshim, të cilat nuk i shfrytëzojmë, nuk është në rregull t’i dërgojmë atje pa nevojë. Me fjalë të tjera, ta pastrojmë oborrin tonë dhe t’i dërgojmë atje. Kjo edhe fetarisht është sikurse t’i bëjmë qef vetëvetes…. Ka nevojë për ndihma ushqimore, veshmbathje, këpucë.”

Java e solidaritetit do të zgjasë deri të dielën, ndërsa ndihma për Shqipërinë do të vazhdojë edhe më tej, por me metodologji të ndryshuar. Për t’ju bashkangjitur kësaj iniciative janë paraqitur edhe dy apo tre organizata të tjera.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

Llogaria bankare: ORGANIZATA HUMANITARE EL HILAL

ZH- DENARE : 270051521270139 /HALK BANK SHKUP / RMV

EUR/USD:

BANK ACCOUNT: HUMANITARIAN ORGANIZATION EL HILAL

SWIFT: EXPCMK22; IBAN: MK07270722000007737/HALK  BANK SKOPJE / NORTH MACEDONIA

https://youtu.be/YC6MsjGFLps

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit