12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

New York Times: Grusht shteti i Egjiptit, diktaturë

Më të lexuarat

Në një editorial të botuar në gazetën New York Times, pohohet se zërat kundër qeverisë së përkohshme të Egjiptit dhe Ministrit të Mbrojtjes Abdel Fatah Al- Sisi janë në rritje.

Në editorialin e botuar javën që po lëmë pas, thuhet se kohët e fundit është rritur mbështetja në favor të Vëllazërisë Myslimane. Duke qenë se grusht shteti egjiptian po bëhet çdo ditë e më represiv, gazeta paralajmëroi se është gjithnjë e më e vështirë për të gjykuar regjimin ushtarak.
Gazeta vuri në dukje se qeveria ushtarake që ka sunduar Egjiptin për pesë muajt e fundit është duke u kthyer gjithnjë e më shumë në diktaturën e vjetër të Hosni Mubarak. Editoriali shpjegoi se përpjekjet e fundit për të shtypur protestat, qoftë me dekret ligjor ose përdorim të forcës brutale, kanë rezultuar të jenë subjekt i shtypjes.”
Gazeta i quajtur këto zhvillime si alarmante, duke shtuar se Uashingtoni nuk duhet të lejoj praktikat represive, por të marr veprimet e nevojshme për të sjellë demokracinë në Egjipt. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit