4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Nëse nuk turpërohesh, bëj çfarë të duash

Më të lexuarat

TURPI ËSHTË DEGË nëpërmjet së cilës manifestohet imani. Mu për këtë ka ardhur porosia e fuqishme profetike për ta kultivuar këtë virtyt që sjell shumë dobi dhe përfitime në jetë. Turpi i kultivuar natyrshëm bëhet, rëndom, pengesë që të mos bëhen vepra të liga e të pahijshme, të cilat natyrshmëria njerëzore vetvetiu i refuzon. Mund të duket gjë e thjeshtë, por e vërteta interesante qëndron në faktin se të qënit i turpshëm ishte porosi e të gjithë të dërguarve për popujt e tyre. Pra, është porosi hyjnore për njerëzimin të cilën ata, ndër gjërat e rralla, e kanë trashëguar dhe përcjellë breza e gjenerata. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Gjëja e fundit që është trashëguar nga porositë e hershme profetike është: Nëse nuk turpërohesh, bëj çfarë të duash.” (Hadith)

Këtë e kanë përcjellë njerëzit edhe pa e ditur se është porosi e kahmotshme profetike. Si duket, kjo është ndër pikat e shumta ku takohet shpallja me natyrshmërinë dhe arsyen.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit