8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Në Siri neutralizohen 12 terroristë të DEASH-it

Më të lexuarat

Forcat e Armatosura të Turqisë të dielën konfirmua se gjithsej 140 objektiva të DEASH-it përfshirë zyrat qendrore ushtarake u shkatërruan në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”

Gjithsej 12 terroristë të DEASH-it janë “neutralizuar” në qytetin Al Bab të Sirisë gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit”, bëjnë të ditur nga ushtria turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura të Turqisë të dielën konfirmua se gjithsej 140 objektiva të DEASH-it përfshirë zyrat qendrore ushtarake u shkatërruan në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Ndërkohë ushtria bëri të ditur se dy ushtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë rënë dëshmorë në përleshjet me terroristët e DEASH-it.

Ushtria turke zakonisht përdor termin neutralizim për t’ju referuar terroristëve të vrarë, plagosur ose të kapur.

Ushtria e Turqisë mbështet ushtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) për të çliruar Al-Bab nga DEASH-i, një qytet strategjik për grupin terrorist.

“Mburoja e Eufratit” filloi në fund të gushtit për të përmirësuar sigurinë, mbështetur forcat e koalicionit, dhe për të eliminuar kërcënimin terrorist përgjatë kufirit të Turqisë duke mbështetur ULS-në.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit