17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Ndërroi jetë gjenerali Sllobodan Paralak, që piu helm në Tribunalin e Hagës (Video)

Më të lexuarat

Ndërroi jetë gjenerali kroat, i cili sot në Tribunalin e Hagës piu helm gjatë kohës që po i shqiptohej dënimi, raportojnë mediumet kroate.

Sllobodan Pralak, ish-komandant i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka marrë pijen dhe ka bërtitur “nuk jam kriminel”, vetëm pak kohë pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Pralak është dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar.

Gjykata e Hagës është dashur të marrë vendimin sot mbi ankesën e tij dhe të pesë kroatëve të tjerë të Bosnjës.

Pasi Pralak ka pirë pijen, gjykatësi ka urdhëruar që perdet të uleshin dhe procedurat të pezulloheshin.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.

Kjo gjykatë do t’i mbyllë dyert në fund të këtij viti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit