Ndalimi i Wikipedias, Turqia synon largimin e përmbajtjes së rreme

Më të lexuarat

“Fatkeqësisht, disa faqe akoma nuk janë hequr nga Wikipedia”, deklaroi kryetari i autoritetit turk për Teknologji Komunikuese, Omer Fatih Sayan

ANKARA (AA) – Autoriteti turk për telekomunikacion, ka kërkuar nga enciklopedia online, Wikipedia, të largojë përmbajtjet e rreme në të cilat shteti tregohet si bashkëpunëtor i grupeve terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fatkeqësisht, disa faqe akoma nuk janë hequr nga Wikipedia”, deklaroi kryetari i autoritetit turk për Teknologji Komunikuese, Omer Fatih Sayan, për të shtuar se Turqia është një shtet ligjor prandaj nuk do të mund të lejohet qasja në Wikipedia për sa kohë që vendimet (kërkesat e vendit) nuk zbatohen.

Ministria për Teknologji Komunikuese tha se Wikipedia u bllokua më 29 prill për shkak të artikujve dhe komenteve për të cilat Ankaraja zyrtare beson se në mënyrë të rreme e lidhin Turqinë me grupe të ndryshme terroriste, një vendim i aprovuar nga gjykata, ku theksohet se është kërcënuar siguria kombëtare.

“Nëse Wikipedia jep informacion, duhet ta konfirmojë atë”, tha Sayan për të shtuar se lufta kundër lajmeve të rreme është në interesin e secilit njeri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit