11.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Myftiu Tërnava takoi kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha

Më të lexuarat

Prishtinë, më 28 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Berisha për bashkëpunimin e ndërsjell ndërmjet institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Fushë Kosovës.

Edhe kryetari Berisha është zotuar se bashkëpunimi i mirëfilltë ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë në të mirë të qytetarëve.

Duke pa të nevojshme ndërtimin edhe të një Xhamie në Fushë-Kosovë, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që shumë shpejtë të realizohet ky projekt i cili do të ju lehtëson besimtarëve islam kryerjen e obligimeve të tyre.

Gjatë qëndrimit në komunë, Myftiu Tërnava takoi edhe kryesuesin e kuvendit të komunës z.Ali Ismaili të cilit i uroi pozitën e kryesuesit të kuvendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit