8.1 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani

Më të lexuarat

Prishtinë, më 8 nëntor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani.

Myftiu Tërnava fillimisht i shprehu mirëseardhje komandantit, e më pas e uroi atë për marrjen e detyrës si komandant i KFOR-it, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme në këtë mision. Më pas Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me punët, angazhimet dhe sfidat që ka institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke veçuar kështu kontributin e këtij institucioni dhënë për kultivimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Kosovë.

Ai shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë KFOR-i për popullin e Kosovës.

Nga ana e tij, gjeneralmajori Enrico Barduani, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë të tij që të vazhdojë bashkëpunimin i mirë ndërmjet KFOR-it dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit