10.8 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Muslimanët e Jerusalemit festojnë “fitoren e Al-Aksës”

Më të lexuarat

Pas thirrjes së dijetarëve të Jerusalemit për të hyrë në Al-Aksa, muslimanët palestinezë shfaqën gëzimin e tyre duke festuar

JERUSALEM (AA) – Pas thirrjes së dijetarëve të Jerusalemit për të hyrë në kompleksin Al-Aksa, muslimanët palestinezë shfaqën gëzimin e tyre duke festuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjes së dijetarëve, gratë, burrat dhe fëmijët palestinezë festuan në pika të ndryshme të Qytetit të Vjetër ku ndodhet edhe Harem-i Sherifi, ku edhe derdhën lotë gëzimi. Gjatë festimeve palestinezët bënë tekbir dhe bënë brohoritje gëzimi.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, një nga qytetarët palestinez Nehle Ibrahim thotë se “Sakrificat dhe lodhjet e palestinezëve nuk shkuan huq. Por, ne e arritëm fitoren me ndihmën e Allahut. E vetmja gjë që duam është e drejta jonë në Al-Aksa. Kjo fitore është e gjithë muslimanëve”.

Edhe i riu palestinez Abdurrahman Nitshe thotë se “Ne u befasuam me këtë numër të murabidëve (rojeve vullnetare) të Al-Aksës. Ky numër dhe bashkim mundësoi realizimin e kërkesave në lidhje me Aksa-në”.

Ndërkaq një grua me emrin Ayet Colani thotë se “Zemra do të më ndalet nga gëzimi. Sot për ne është një fitore e madhe dhe një gëzim i madh. Ashtu siç kemi marrë këtë të drejtë sot, dhashtë Zoti ta marrim përsëri Jerusalemin tonë dhe ta pastrojmë nga ata”.

Kurse gruaja palestineze Ilham Halil thotë se përkundër festimeve ende kanë dyshime. “Izraeli mund të ketë plane të reja të fshehta kundër qytetit tonë dhe Al-Aksës. Shqetësohemi se Izraeli mund të bëjë gjëra shumë më të këqija”.

Dijetarët muslimanë të përbërë nga myftiu i Jerusalemit Sheiku Muhammed Hysejin, Kadiu Kryesor i Jerusalemit Vasf Bekri, Kryetari i Këshillit të Lartë të Fondacionit Islamik të Jerusalemit Abdulaziz Salhab dhe Kryetari i Komitetit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe oratori i xhamisë Al-Aksa Sheiku Ekrima Sabri, pasi që Izraeli i plotësoi kërkesat e muslimanëve lidhur me Mesxhid-i Aksa-në, i bënë thirrje muslimanëve të hyjnë në Xhaminë Al Aksa.

Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al-Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite, më 16 korrik diën e diell, duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Këshilli i Sigurisë në Izrael më 25 korrik mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës, kurse mbrëmë mori vendimin e heqjes së barrierave të hekurit nga portat e Xhamisë Al Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit