14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Muslimanët amerikanë reagojnë kundër masakrës në Arakan

Më të lexuarat

Jammal tha se bota e lirë dhe e civilizuar është dëshmitare e një persekutimi masiv të civilëve të pafajshëm në Mianmar dhe nuk po ndërmerr asgjë lidhur me këtë

ÇIKAGO (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Muslimane në SHBA (USCMO), Oussama Jammal, ka reaguar kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar, duke i bërë thirrje SHBA-ve të ndërmarrin hapa për ndaljen e dhunës, raporton Anadolu Agency (AA).

Jammal, në një intervistë për AA, reagoi kundër komunitetit ndërkombëtar i cili po qëndron spektator ndaj masakrës së muslimanëve të Arakanit nga ana e ushtrisë së Mianmarit.

Ai theksoi se bota e lirë dhe e civilizuar është dëshmitare e një persekutimi masiv të civilëve të pafajshëm në Mianmar dhe nuk po ndërmerr asgjë lidhur me këtë.

“Në kërkojmë nga administrata amerikane të shfrytëzojë forcën dhe ndikimin e saj në mënyrë që t’i bëjë presion Mianmarit për të ndalur këto vrasje etnike dhe sistematike. Në qoftë se një shtet si Mianmari arrin të shpëtojë nga një tmerr dhe krim i këtillë ndaj njerëzimit, atëherë në cilin vend të botës njeriu mund të ndihet i sigurtë?”, potencoi Jammal.

Jammal ka folur edhe për tema të tjera aktuale në SHBA. Ai theksoi se muslimanët amerikanë janë duke u përgatitur për një Kurban Bajram “me shqetësim dhe frikë”, veçanërisht për shkak të incidenteve që ndodhën në qytetin Charlottesville të Virxhinias.

“Ato që ndodhën në Charlottesville ishin një shembull i spikatur për të treguar potencialin e grupeve me prirje për dhunë që shënjestrojnë muslimanët”, tha Jammal.

Ndryshe, Heather Hayer humbi jetën pasi një makinë përplasi grupin që kishin dalë të protestonin kundër racizmit në shtetin e Virxhinias, shtet ky i cili kohë më parë u bë skenë e protestave raciste.

Jammal e cilëson presidentin Donald Trump madje si më “shqetësues” sesa grupet me prirje raciste, për shkak të ndikimit të tij te njerëzit.

“Çfarëdo që të ndodhë, ne do t’i zbatojmë besimin dhe traditat tona”, tha Jammal për AA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit