17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

MPJ e Turqisë reagon për sulmet ajrore të Izraelit ndaj Gazës

Më të lexuarat

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë duke dënuar sulmet ajrore izraelite kundrejt Gazës thuhet se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, nuk do të thotë se do të qëndrojnë të heshtur përballë sulmeve të tilla që kanë në objektiv popullin palestinez”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë vihet në dukje se është mësuar se forcat ushtarake izraelite kanë kryer sulme në disa pika të Gazës me arsyetimin si kundërpërgjigje të një rakete të hedhur në Izrael nga Gaza.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet: “Dënojmë ashpër sulmet joproporcionale në fjalë. Janë të pa pranueshme, pavarësisht se me çfarë arsyeje kryhen këto sulme të cilët shkaktojnë plagosjen e civilëve të pafajshëm palestinezë. Është e pashmangshme që ky qëndrim agresiv të ndërpresë procesin e paqes dhe ruajtjen e qetësisë. Normalizimi i marrëdhënieve të vendit tonë me Izraelin, nuk do të thotë se do të qëndrojmë të heshtur përballë sulmeve të tilla që kanë në objektiv popullin palestinez. Përkundrazi do të vazhdojmë të jemi ndjekës të çështjes së Palestinës përballë veprimeve izraelite të cilat së pari janë në kundërshtim me ndërgjegjen dhe të drejtën ndërkombëtare.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit