MPB palestineze reagon rreth pretendimeve për zjarret në Izrael

Më të lexuarat

Zjarret filluan disa ditë më parë në Jerusalem, ndërsa për shkak të motit të thatë dhe me erë u përhapën edhe në 12 pika shtesë

RAMALLAH (AA) – Ministria palestineze e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve izraelitë se për zjarret në Izrael që shpërthyen që nga dita e martë, përgjegjës janë palestinezët, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për zjarret në Izrael përgjegjës i konsideroni palestinezët, a mos edhe zjarret në Bregun Perëndimor i shkaktojnë palestinezët?”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

Bëhet e ditur se pas zjarreve që përfshinë disa rajone në Izrael, është ngritur një fushatë e linçimit të palestinezëve. “Qeveria izraelite valën e zjarreve e përdor si material brenda fushatës së urrejtjes dhe armiqësisë kundër palestinezëve”, theksohet më tej në njoftimin e MPB të Palestinës.

Më herët kryeministri i Izraelit, Benjmin Netanyahu, deklaroi se ka mundësi që zjarret të jenë të qëllimshëm. Policia izraelite njoftoi se janë arrestuar 23 palestinezë nën dyshimin për zjarrvënie.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, tha se pjesa më e madhe e zjarrit që në Izrael shpërtheu nga dita e martë është nën kontroll.

Aksionet e shuarjes së zjarreve që shpërthyen të martën mbështeten nga SHBA-të, Kroacia, Italia, Turqia, Spanja, Greqia, Palestina, Egjipti, Jordania dhe Qiproja.

Zjarret filluan disa ditë më parë në Jerusalem, ndërsa për shkak të motit të thatë dhe me erë u përhapën edhe në 12 pika shtesë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit