9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Milot Rashica ia dedikon dy golat Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues

Më të lexuarat

Milot Rashica ka shkëlqyer në fitoren 3-2 të Werder Bremenit ndaj Wolfsburgut në Bundesligë.

Ylli shqiptar shënoi dy gola në këtë ballafaqim tejet të vështirë, duke ndikuar që skuadra e tij t’i marrë tri pikë në fund.

Fillimisht ylli vushtrrias shënoi në minutën e 13-të, e më pas duke festuar me shqiponjë në shenjë mbështetjeje të Shqipërisë që në këtë javë u godit nga një tërmet shkatërrues.

Rashica nuk u ndal me kaq dhe shënoi golin e fitore për Werderin në minutën e 83-të, e që pas ndeshjes bëri të ditur se të dy golat e tij shkojnë për Shqipërinë.

“Për Shqipërinë. Sërish në rrugën e fitores me Werder Bremenin”, ka shkruar ylli i Kosovës në llogarinë e tij në Twitter. /tg

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit