16.6 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Mijëra civilë shpëtimin nga dhuna në Mijanmar e gjejnë në Bangladesh

Më të lexuarat

Dhuna e intensifikuar në rajonin e krahinës Arakan në Mijanmar ka sjellë deri te kriza e madhe e refugjatëve, ku dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe shpëtimin ta gjejnë në Bangladeshin fqinj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (KB), rreth 30.000 persona kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të dhunës dhe përleshjeve në këtë rajon.

Autoritetet në Bangladesh kanë forcuar kontrollet kufitare. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bangladeshit njoftuan se pavarësisht përpjekjeve të policisë kufitare mijëra qytetarë të Mijanmarit, në mesin e të cilëve shumica janë gra, fëmijë dhe pleq, kaluan në Bangladesh.

Për shkak të dhunës në bazë të përkatësisë fetare dhe etnike, muslimanët e Mijanmarit kanë lënë shtëpitë e tyre dhe masovikisht po ikin në Bangladeshin fqinj, ku arrijnë të vendosen në kampe refugjatësh.

Aktivistë të Arakanit theksojnë se ushtria po zbaton masakra mbi civilë, përdhunon gra dhe plaçkitë shtëpitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit