Mësimi i “Tufanit” në Ditën e Tij
✍️ Dr. Usame el-Eshqar
1. Kjo ditë është prej Ejāmillah – ditët e Zotit të Madhërishëm; një kohë e jashtëzakonshme, e cila bart ngjarje madhështore e përcaktuese në historinë e kombeve e popujve. Në të ndodhin ngjarje që ndryshojnë rrjedhat e historisë, riformësojnë forcat dhe hapin rrugë të reja në udhët e njerëzimit.
2. Janë ngjarje të mëdha sepse janë ditë që nuk harrohen në kujtesën e kombeve. Ato mbeten dëshmi të shenjave të Allahut në tokë. Prandaj, nuk lejohet të kalohen lehtë, por duhet të përkujtohen, t’u përmendet madhështia dhe të nxirret mësim prej tyre, siç thotë i Lartmadhërishmi:
“وَذَكِّرْهُم بِأَيَّامِ اللَّهِ”
“Dhe kujtoji ata për Ditët e Allahut.” (Sure Ibrahîm, 5)
3. Këto shenja nuk i kuptojnë veçse ata që janë të durueshëm dhe mirënjohës – ata që durojnë në sprovë dhe falënderojnë për çdo dhunti që buron prej saj. Siç thotë Zoti:
“وَذَكِّرْهُم بِأَيَّامِ اللَّهِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ”
“Kujtoji ata për Ditët e Allahut, në to ka shenja për çdo njeri të durueshëm e falënderues.” (Sure Ibrahîm, 5)
Në këto ditë bashkohen sprova e dhimbjes me dhuratën e mëshirës, fatkeqësia me mësimin, dhe çdo plagë bëhet fillim i një dhuntie të re.
4. Këto ditë, për të cilat jemi urdhëruar të kujtojmë e të kujtojmë të tjerët, na lidhin me historinë e besimit dhe na bëjnë bij të devotshëm të kujtimit të tyre — ata që ecin në gjurmët e të sinqertëve, që e mbajnë ndezur kujtimin e tyre dhe përpiqen të ruajnë frytin e qëndrueshmërisë së tyre.
5. Sepse janë ditë të mëdha, në orët e tyre të rënda ecin vetëm të mëdhenjtë — njerëzit e besimit të fortë, të vendosmërisë dhe të sakrificës. Të tjerët, ata që kërkojnë rehati dhe siguri të përkohshme, do t’i shohësh duke ikur prej këtyre ditëve, duke shmangur madhështinë e sproves për një qetësi të shkurtër e pa vlerë.
6. Ditët e Allahut i jeton ai që i kërkon ndihmë Atij, që mbështetet tek Ai, që ka husn ez-zann – besim të mirë në caktimin e Tij, dhe është i bindur në premtimin e Tij për ndihmë të afërt. Ndërsa ata që nuk presin “Ditët e Allahut”, që janë të kapluar nga llogaritjet njerëzore, që kërkojnë siguri në vendet e gabuara, dhe që harrojnë shpërblimin e madh në Ditën e së Vërtetës, për ta thotë Allahu i Lartësuar:
“قُلْ لِلَّذِينَ آمَنُوا يَغْفِرُوا لِلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ أَيَّامَ اللَّهِ لِيَجْزِيَ قَوْمًا بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ”
“Thuaju atyre që besuan, t’i falin ata që nuk presin Ditët e Allahut, që Ai t’i shpërblejë njerëzit sipas veprave të tyre.” (Sure el-Xhâthije, 14)
7. Nëse arrijmë t’i përballojmë këto ditë, t’i kalojmë me durim, me sabr e me shukr — duke e falënderuar Allahun për sprovat, për ngushticat dhe për gëzimet — atëherë këto ditë do të mbeten për ne burim i vazhdueshëm bereqeti dhe dritë që nuk shuhet, për aq kohë sa të jemi ndër es-sabbirin, esh-shakirin, ez-zakirin – të durueshmit, mirënjohësit dhe përkujtuesit.
Tufani nuk është thjesht një ngjarje historike, por një “Ditë prej Ditëve të Allahut” — një shenjë e Tij në tokë që ndan të vërtetën nga e kota, durimin nga frika, dhe qëndrueshmërinë nga dobësia. Kush e kupton Tufanin, kupton rrugën e Imanit dhe dritën e Fitores që premtoi Allahu: “وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ” – “Allahu do ta ndihmojë me siguri atë që e ndihmon Atë.”
