Mesazh përkrahjeje dhe ngushëllimi nga Lidhja e Dijetarëve për Gazën e qëndresës

Më të lexuarat

Falënderimi i përket vetëm Allahut, Atij që nuk falënderohet për gjë të hidhur veçse Ai, dhe paqja e bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.
Në emër të Lidhjes së Dijetarëve Mualiman dhe në emrin tim personal, u themi:
O vëllezërit tanë të dashur në Gazën e nderit dhe qëndresës,
Ju që dhatë shembullin më madhështor të durimit dhe krenarisë, ju që jetuat dhimbje që nuk durohen, ne e kemi Allahun dëshmitarë se dhimbjet tuaja janë plagët tona, se klithmat e fëmijëve tuaj, lotët e nënave tuaja dhe vuajtjet e pleqve tuaj janë gjithnjë në zemrat tona.
E dimë mirë se përballeni me vuajtje, njëra pas tjetrës: pa strehë, pa ushqim, pa ilaçe, madje edhe frymëmarrja ju është bërë e ngushtë. Por ngushëllimi ynë është premtimi i Allahut: “Allahu nuk humb shpërblimin e durimtarëve”.
O njerëz të Gazës!
Ju jeni në një vend rojtarie të shenjtë. Durimi juaj është adhurim, qëndrueshmëria juaj është dëshmi. Nga ju ka mësuar bota se ç’është qëndrueshmëria dhe se ç’do të thotë të jetosh me dinjitet.
Thuajuni njerëzve: “Ne nuk mbështetemi në askënd tjetër përveç Allahut. Ne jemi të sigurt se pas errësirës vjen agimi, pas urisë ngopja, pas frikës siguria dhe pas shtypjes fitorja.”
Mos harroni fjalën e Allahut:
“A menduat se do të hyni në xhenet pa ju ardhur sprovat si atyre para jush? Ata u goditën nga varfëria, u tronditën aq shumë, saqë i Dërguari dhe ata që besuan bashkë me të thoshin: ‘Kur do të vijë ndihma e Allahut?!’ Ja pra, ndihma e Allahut është shumë afër!” [El-Bekare, 214].
Profeti juaj ﷺ ju dha përgëzimin e madh:
“Dije se fitorja vjen bashkë me durimin, se çlirimi vjen bashkë me ngushticën, dhe se me vështirësinë gjithmonë vjen lehtësimi.”
Prandaj duroni, ngulmoni, shpresoni tek Allahu. Ai nuk e thyen kurrë premtimin e Tij.
Drita e agimit është shumë afër dhe ndihma e Allahut është më pranë se kurrë. 🌿✨

✍️ Vëllai juaj, Muhamed Abdulkerim Shejh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit