9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Merkel – Davutoğlut: Do të mbështes protestat kundër islamofobisë dhe racizmit

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në lidhje me protestat që do të zhvillohen nga organizatat muslimane ditën e martë në Berlin për të dënuar sulmet terroriste që ndodhën në Paris dhe për të kundërshtuar rritjen e islamofobisë dhe racizmit tha se: “Unë vetë personalisht si kancelarja gjermane së bashku me disa anëtarë të kabinetit tim do të marr pjesë në këtë marshim”, raporton Anadolu Agency (AA). Merkel në një konferencë për mediat me kryeministrin Ahmet Davutoglu u përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Merkel e cila ka theksuar se ka diskutuar çështje të rëndësishme për marrëdhëniet Turko-Gjermane, ka theksuar se në Gjermani jetojnë më shumë se 3 milion turq dhe se ato janë ura të gjalla për të dy vendet. Merkel gjithashtu ka theksuar se gjatë gjithë kohës së qeverisjes ata i kanë kushtuar rëndësi të madhe çështjeve të harmonisë dhe marrja pjesë në kabinetin e saj të ministrit përgjegjës për migrimin me origjinë turke, Ajdan Ozoguz është shumë i rëndësishëm. Merkel shton më tej se në aktivitetin që do të organizohet nga Komuniteti turk në Gjermani dhe nga Këshilli i muslimanëve në Gjermani do të mbajë një fjalim edhe Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ku ky aktivitet është një simbol i bashkëpunimit paqësor. Merkel duke cituar se hapja e universitetit turko-gjerman përbën një shembull të rëndësishëm për të dy vendet shton më tej se në lidhje me takimin kanë diskutuar edhe çështje të tjera si: “Diskutuam gjendjen politike në Turqi. Diskutuam lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit dhe lirinë e shtypit. Kryeministri Davutoglu gjithashtu më ka mbështetur në ato që unë kam sugjeruar, veçanërisht për zhvillimet pozitive në lidhje me progresin në çështjet fetare në Turqi ku dhe i kam theksuar se sa shumë më intereson kjo çështje. Në agjendën tonë gjithashtu një pikë tjetër ka qenë edhe lufta kundër terrorizmit, sepse Iraku dhe Siria janë fqinjët e Turqisë dhe ky shtet ndikohet drejtpërsëdrejti nga organizata terroriste ISIL”. – “Turqia ka bërë përpjekje të mëdha për sirianët” – Merkel duke theksuar se Turqia në lidhje me refugjatët sirianë ka bërë përpjekje të mëdha është shprehur se: “Turqia me të vërtetë ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në lidhje me ndihmat humanitare”. Merkel gjithashtu ka theksuar se Gjermania është duke bërë përpjekjet e saj më të mirë për të parandaluar aktivitetet terroriste dhe se në lidhje me këtë është shumë e rëndësishme ndarja dhe shkëmbimi i informacionit mes Turqisë dhe Gjermanisë. – Protestat kundër Islamit – Në pyetjen nëse ekziston një situatë që duhet të shqetësohen Turqit dhe Muslimanët për protestat kundër islamit që po zhvillohen në Gjermani Merkel i është përgjigjur se “Ish-Presidenti Christian Wulff, ka theksuar se “Islami është pjesë e Gjermanisë”. Unë gjithashtu kam këtë mendim prandaj, ne po bëjmë çmos që të ketë sukses në integrim”. Merkel gjithashtu ka pohuar se pavarësisht besimit, janë të mirëpritur të gjithë ata që tregojnë respekt për ligjet gjermane, për të gjithë ata që jetojnë këtu dhe flasin gjermanisht dhe gjithashtu ajo ka theksuar se është kancelarja e të gjithëve pa dallim origjine dhe e të gjithë atyre që jetojnë në Gjermani. Merkel ka theksuar se është e nevojshme forcimi i dialogut midis feve dhe ka pohuar se: “Në Gjermani, veçanërisht kur myslimanët këtu ‘kur janë pre e dhunës në fjalë, dhe në kohën kur i drejtohen dhunës për të zgjidhur konfliktin, ne jemi kundra kësaj’. Kjo ka një rëndësi të madhe në aspektin e të jetuarit së bashku në vendin tonë”. Ndërsa në një pyetje tjetër në lidhje nëse do të ketë apo jo kufizime në lëvizjen e lirë në Schengen Merkel i është përgjigjur se heqja e Shengenit nuk është diskutuar asnjëherë. Merkel duke deklaruar se ata nuk kanë kërkuar heqjen e Shengenit tha se “për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të një vendi si Gjermania duhet të ndërmerren rrugë të mira të shkëmbimit të informacionit dhe të një bashkëpunimi të ngushtë. Dhe një bashkëpunim i shkëmbimit të informacionit të këtillë ekziston me Turqinë, ku ka një bashkëpunim në punët e brendshme, me Ministrinë e Drejtësisë etj. Kështu në këtë mënyrë kemi zgjidhur shumë ngjarje”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit