10.4 C
Pristina
E diel, 9 Maj, 2021

Meksikë, gjenden 15 viktima të coptuara

Më të lexuarat

Policia në Meksikë ka gjetur në dy makina 15 trupa të gjymtuar në shtetin perëndimor të Jaliscos.

Një shënim kërcënues i lënë përshkruante trupat si viktima të një vrasje kriminale.

Rajoni ka parë një rritje të dhunës, pasi karteli i drogës Zetas po përpiqet të marrë kontrollin e zonës nga rivalët e tij, karteli i Sinaloas.

Rreth 50.000 njerëz kanë vdekur për shkak të dhunës lidhur me drogën që nga koha kur Presidenti Felipe Kalderon erdhi në pushtet në vitin 2006.

Prokurori i shtetit të Jalisos, Tomas Coronado nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së viktimave të tjera.

Ai tha se 15 koka ishin gjetur, por duke gjykuar nga numri i pjesëve të tjera të trupit, numri i të vdekurve mund të jetë më i madh. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit