16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Media gjermane: Kosova po armatoset, si Serbia!

Më të lexuarat

Trajtimi i zgjeruar i një konteksti delikat ushtarak në rajon

Serbia ka vite që armatoset. Tani Kosova dëshiron ta ndjekë të njëjtin shembull. Lajmin se SHBA-ja do t’i shesë Prishtinës armë antitank Javelin po e raportojnë disa media gjermane, ku dallon Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Shitja e planifikuar e armëve antitank amerikane për Kosovën e zemëron qeverinë serbe, shkruan kjo gazetë gjermane, përcjell DW. Lajmi për këtë është “një zhgënjim i madh”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill. Kjo pasi Hill e njoftoi zyrtarisht Vuçiçin se kërkesa e Kosovës e miratuar nga Shtëpia e Bardhë i ishte përcjellë Kongresit.

Sipas informacioneve nga Prishtina dhe Uashingtoni, Kosova dëshiron ndër të tjera të blejë rreth 250 armë kundërtank Javelin për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Siç raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung, kjo paketë përfshin gjithashtu “dërgimin e instruktorëve për përdorimin dhe mirëmbajtjen e këtyre armëve që kanë rezultuar efektive në Ukrainë kundër tankeve ruse dhe automjeteve të tjera të blinduara”. Nga Prishtina thonë se marrëveshja për armët tashmë është arritur dhe se zbatimi është vetëm formalitet. Ata nuk presin refuzim nga Kongresi.

Sipas deklaratës amerikane, kjo shitje “është në interesin e Shteteve të Bashkuara, sepse do të forconte aftësinë mbrojtëse të vendit partner evropian. Shitja do t’i mundësojë Kosovës të ruajë integritetin e saj territorial”.

Pasiguri për politikën e ardhshme amerikane

Gazeta e Frankfurtit shkruan se shumica dërrmuese e popullatës në Kosovë ka vite që është pro anëtarësimit në NATO. Në të njëjtën kohë, përkujtohet se shtetësia e Kosovës nuk njihet nga të gjithë anëtarët e Aleancës, përfshirë Spanjën dhe Rumaninë”.

Në të njëjtën kohë, siç shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, “ka paqartësi për politikën e ardhshme amerikane në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnjë, dhe jo vetëm për shkak të fitores së mundshme të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Kjo është edhe për shkak se Serbia ka përmirësuar masivisht forcat e saj të armatosura që kur Vuçiç mori pushtetin në Beograd. Armatimi shoqërohet me retorikë masive revanshiste në mediat pro-qeveritare”.

Kosova dyfishoi buxhetin e mbrojtjes

Si përgjigje, “fqinjët tani po forcojnë gjithashtu aftësitë e tyre ushtarake. Kosova, një nga vendet ekonomikisht më të dobëta në Evropë, planifikon të shpenzojë më shumë se 200 milionë euro për mbrojtje këtë vit. Së fundmi, vendi bleu, ndër të tjera, dronët Bajraktar nga Turqia.Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mburret se ka dyfishuar buxhetin e mbrojtjes në dy vitet e tij të para në detyrë”.

Nga ana tjetër, shkrimi përfundon: “Vuçiç së fundi theksoi se ushtria serbe është një nga më të fortat në Ballkan. Ai vuri në dukje numrin e madh të tankeve që vendi i tij mori nga Rusia para sulmit rus në Ukrainë dhe njoftoi se Beogradi do të vazhdojë të blejë armë, veçanërisht nga Kina, dhe veçanërisht avionë luftarakë, dronë dhe sisteme kundërajrore. Në Serbi është planifikuar edhe rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u hoq në vitin 2011″, thotë Frankfurter Allgemeine Zeitung. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit