9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Më mirë një person i islamizuar, sesa njëmijë jobesimtarë të vrarë.

Më të lexuarat

Nga: Dr. Aid el Karni

Më mirë një person i islamizuar, sesa njëmijë jobesimtarë të vrarë.

I dërguari i Allahut u dërgua mëshirë për botët, ndaj dhe ai ishte argument në falje, në tolerancë, në durimin e bukur, në përmbajtjen e mllefit dhe në moralin e përsosur; saqë edhe kur shokët e tij i propozuan atij, që ta vriste Abdullah ibn Ubej ibn Selulin, kreun e hipokritëve që intrigoi pareshtur kurthe kundër Islamit dhe të Dërguarit të tij fisnik a.s., edhe në këtë rast i Dërguari i Allahut tha vetëm: “Jo, se njerëzit do flasin se Muhamedi vret shokët e tij”.
Po kështu, Uahshi ibn Harbi, ishte ai, i cili vrau xhaxhain e Profetit (a.s), Hamza ibn Abdulmutalibin, të titulluar në jetë të jetëve si shkëlqesia i dëshmorëve dhe luani i Allahut në tokën e Tij. Kësisoj, Uahshiu i bën komplot Hamzait dhe e vrau atë pabesisht në ditën e Uhudit, pasi Hamzai bëri kërdinë ndër idhujtarët. Kjo gjë qe aq e rëndë, saqë Profeti (a.s) duke qëndruar përmbi trupin e pajetë të Hamzait, i pikëlluar dhe i brengosur, tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk kam për të rënë në një situatë më indinjuese se kjo”. Por pastaj Uahshiu pranoi Islamin dhe erdhi i fshehur me delegacionin e Taifit, që erdhën tek i Dërguari i Allahut. Sahabët (shokët e vet) i thanë: O i Dërguar i Allahut, është Uhashiu, ai që vrau Hamzain. A ta vrasim? Profeti a.s. i pyeti: “A ka ardhur musliman?” I thanë: Po. Atëherë ai (a.s) tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Islamizimi i një personi është më i dashur tek unë, se vrasja e njëmijë jobesimtarëve”; pastaj e pranoi islamizimin e tij dhe e fali. Ky hadith (kjo ngjarje profetike) gjen konfirmim në jetëshkrimin e Profetit (a.s) dhe transmetohet nga Tirmidhiu.
Në komentim të fjalës së Allahut të Lartësuar: “O ju që keni besuar, kur të marshoni në rrugën e Allahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e të mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): ‘Nuk je besimtar!’, duke kërkuar kësisoj plaçkë të kësaj dynjaje, pasi te Allahu janë begatitë e mëdha. Kështu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e Allahu ju dha dhunti (besimin), pra kthjellohuni mirë! Allahu e di me hollësi atë që veproni” [Nisa: 94];
Taberaniu transmeton, se i Dërguari i Allahut dërgoi një çetë, që të konfrontohej me idhujtarët. Në çetë ishte një burrë, emri i të cilit ishte Mihlem ibn Seab ibn Xhetheme. Përbri çetës kaloi një person, që kur i pa sahabët (shokët e Porfetit a.s), shkoi dhe u deklaroi atyre, se ai ishte bër musliman, duke u thënë: Selam alejkum ue rahmetu Llahi ue bereketuhu-Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju! Në periudhën para-islame, midis këtij personi dhe Mihlem ibn Seabit kishte pasur hasmëri gjaku. Mihlami ia ngrehu atij shpatën, e vrau (ia mori si plaçkë lufte devenë dhe sendet që ai kishte) dhe tha: “Na dha selam nga frika se mos vritej”. I Dërguari i Allahut u informua mbi këtë ngjarje dhe kjo gjë e zemëroi dhe pikëlloi shumë atë. Ibn Umeri thotë: “Betohem në Allah, s’e kam parë të Dërguarin e Allahut më të zemëruar dhe me të brengosur sesa atë ditë”. Vrasësi, Milhami, shkoi tek i Dërguari i Allahut, qëndroi para tij dhe i tha: “Kërko falje për mua (për gabimin tim) o i Dërguar i Allahut”! Profeti (a.s) ngriti dy duart i zemëruar dhe tha tre herë: “O Allah mos e fal Mihlamin!” Mihlami u ngrit duke fshirë lotët e tij me petkun e vet, pastaj u sëmur dhe pas disa ditësh vdiq. Sahabët (shokët e Profetit a.s) shkuan ta varrosnin, por sa herë e fusnin në varr, varri e nxirrte. I Dërguari i Allahut tregoi se: “Toka pranon njerëz edhe më të këqinj se ai, por Allahu deshi t’ju japë mësim (lidhur me shenjtërinë e gjakut të muslimanëve ndërmjet tyre”.
Profeti (a.s) dërgoi Halid ibn Uelidin tek fisi Benu Xhudhejme, të cilët e luftuan por më pas disa prej tyre hynë në Islam duke thënë: “Dezertuam, dezertuam (e lamë fenë tonë dhe po hyjmë në tuajën)”; pra me kuptimin: U bëmë muslimanë. Khalidi nuk e kuptoi qëllimin e tyre dhe urdhëroi që të vriten. Kur Profeti (a.s) u lajmërua për këtë, u ngrit në këmbë, iu drejtua kiblës dhe tha dy herë: “O Allahu im, unë jam i pafajshëm nga ajo që ka bërë Halidi”. [Transmetim i Buhariut]
I Dërguari i Allahut e dërgoi Usama ibn Zejdin, që të luftonte jobesimtarët. Në këtë konfrontim një prej idhujtarëve vrau shumë prej muslimanëve dhe kur Usama triumfoi ndaj tij dhe ngriti shpatën t’i binte, idhujtari në fjalë tha: “Eshhedu en la ilahe il Allah ue eshhedu ene Muhameden resulullah-Dëshmoj se nuk të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut”. Megjithatë Usama e vrau. Profeti (a.s) u inatos dhe zemërua shumë. Kur erdhi Usama tek ai, i klithi në fytyrë: “E vrave pasi tha ‘La ilahe il Allah-Dëshmoj se nuk të adhuruar me të drejtë veç Allahut?!’” Usama i tha: E tha atë për t’u mbrojtur. Profeti (a.s) i tha: “Kë do të kesh në anën tënde karshi ‘La ilahe il Allah-Dëshmoj se nuk të adhuruar me të drejtë veç Allahut?!’, kur të vijë në Ditën e Gjykimit dhe të të mundë me argumente në favor të tij?!” [Transmetim i Muslimit]
Kur Profeti (a.s) e dërgoi Ali ibn Ebi Talibin tek hebrenjtë, pasi kishte parë paraprakisht vendosmërinë dhe rezistencën e tij në luftën e zhvilluar kundër tyre në Khajber, i tha atij: “Ftoi ata në “La ilahe il Allah-nuk ka të adhuruar me të drejtë për veç Allahut’ dhe se unë (Muhamedi) jam i dërguari i Allahut. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpriti im, nëse Allahu të bën shkak që përmes teje të udhëzohet një person i vetëm, kjo është më e mirë për ty se devetë e kuqe (që ishin pasuria më e çmuar e arabëve asokohe)”.
E pra dëshira ime është, që kombi ynë t’i lexojë këto tekste dhe të qëndrojë gjatë me to. Atyre që nxitojnë tek akti i vrasjes dhe të eturve për gjak, u kërkoj të tregohen të përgjegjshëm, të ndrojtur dhe t’ia kenë frikën Allahut të Lartësuar, të mos bazohen në interpretime, arsyetime dhe persupozime fantazmë, për t’i dhënë leje vrasjes së njerëzve të pafajshëm, me imunitet të garantuar ligjërisht apo nëpërmjet marrëveshjeve, fëmijëve, pleqve, grave dhe civilëve. Ajo që dëshiroj është, që arma të përdoret vetëm kundër armikut okupues, dhunues dhe neglizhues të gjakrave, ndereve, ligjeve dhe dokumenteve ndërkombëtare. Dëshiroj shumë që të fusim siguri, besë, armëpushim dhe paqe në botë, me qëllim që njerëzit të hyjnë në fenë e Allahut në mënyrë masive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit