18.3 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Me lutje Zotit, ky njeri merr në dorë Lirën turke

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan emëroi Nureddin Nebatin si ministër të ri të Thesarit dhe Financave, pasi ministri aktual Lutfi Elvan dha dorëheqjen për shkak të rënies së monedhës kombëtare të lirës në një nivel të ulët rekord.

Vendimi për emërimin e Nebatit, i cili ishte zëvendësministër i Financave, është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku thuhet se Elvani ka kërkuar “të pensionohet nga puna” dhe se kërkesa e tij është pranuar, raporton AP.

Dorëheqja e tij vjen pas rënies së njëpasnjëshme të lirës turke në nivelin më të ulët historik për shkak të shqetësimeve mbi politikën ekonomike të qeverisë, pas një sërë shkurtimesh në kostot e huamarrjes pavarësisht rritjes së inflacionit. Monedha turke ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit.

Erdogan është i bindur se normat e larta të interesit po shkaktojnë inflacion, ndryshe nga opinioni ekonomik konvencional dhe ai e ka bërë të qartë se vendi do të vazhdojë të ulë normën e interesit referencë.

Presidenti ka liruar tre guvernatorët e bankës qendrore nga detyrat e tyre që nga viti 2019 për shkak të dallimeve në normat e interesit.

Nebati, 57 vjeç, ka një doktoraturë në shkencat politike dhe administratë publike dhe në Twitter, pas emërimit të tij, ai postoi një lutje drejtuar Zotit që “ta bëjë punën e tij më të lehtë, jo më të vështirë” dhe “ta bëjë punën e ministrisë së tij të suksesshme”.

Ish-ministri Elvan ka zëvendësuar dhëndrin e Erdoganit, Berat Albayrak, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit